20 milionë euro për krizën, Italia vendos të mos ndryshojë çmimin e energjisë për të varfrit
Italia po përballet me një rritje të çmimeve të energjisë dhe gazit por edhe produkteve të tjera. Për të mbrojtur familjet me të ardhura të ulëta qeveria ka miratuar 4.4 miliardë euro shtesë për ti kompensuar nga shtrenjtimi i jetesës në këto muaj. Në total fond ii akorduar deri më tani shkon në rreth 20 miliardë euro.
Përfitues do të jenë familjet që kanë që kanë të ardhura vjetore nën 12 mijë euro, për të cilët është qeveria që do të paguajë rritjen e çmimit të gazit dhe të energjisë. Sipas përllogaritjes në skemë do të përfshihen 5.2 milionë familje që do të mbështeten të paktën deri në fund të vitit.
Në deklaratën për mediat Mario Draghi ka theksuar se është e patolerueshme ajo çfarë po ndodh me çmimet.
"E patolerushme, tha ai, që në një situatë emergjence ku është në lojë siguria kombëtare, qeveria mos t'i vë frenin spekulimeve me çmimet e duhet të pranoj se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë".
Megjithatë për të mos cenuar buxhetin e shtetit, qeveria me konsensus dhe të partive të tjera ka miratuar ligjin përmes të cilit do të tatohen me 10 për qind ekstra përfitimet në gjashtë muajt e fundit të kompanive të energjisë dhe të gazit.
"Është e drejtë, u shpreh Draghi, që kësaj here të jenë kompanitë e sektorit energjitike të paguajnë për çfarë po ndodh."
Deri më 30 prill, falë këtyre masave, qytetarët italianë do ta paguajnë me 25 cent më pak litrin e naftës e benzinës e është parashikuar asistencë sociale disa mujore për punonjësit e bizneset në vështirësi.

