Forcat ruse sulmojnë shtëpinë e të moshuarve në Ukrainë, 56 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2022, 14:36
Trupat ruse dyshohet se kanë hapur zjarr në një shtëpi të të moshuarve në qytetin lindor të Kreminës.
Si pasojë e sulmeve ruse, kanë mbetur të vrarë 56 persona.
Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk "me tank, në mënyrë cinike dhe të qëllimshme".
Ukraina pretendon se janë vrarë rreth 15,000 trupa ruse
20 Mars, 13:58
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale tha se nga sulmi mbijetuan 15 persona.

