Ukraina: Së shpejti do marrim më shumë raketa amerikane Javelin dhe Stinger
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 22:53
Ukraina do të marrë një dërgesë të re të armëve amerikane brenda disa ditësh, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger, tha në një intervistë televizive Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.
“Armët do të jenë në territorin e vendit tonë në të ardhmen e afërt. Po flasim për ditë”, tha Danilov.
Aleatët e Ukrainës kanë dorëzuar aeroplanë me dërgesa armësh për të forcuar ushtrinë e saj kundër pushtimit rus. Rusia ka kritikuar dërgesa të tilla nga vendet anëtare të NATO-s, shkruan Al Jazeera.
