Lufta në Ukrainë, evakuohen 71 foshnja jetime nga Sumy
Autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se së fundmi kanë bërë të mundur evakuimin e 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt.
BBC shkruan se për shkak të luftës foshnjat ditët e fundit kanë qëndruar në një bunker.
“Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” ka thënë guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyi.
Ai ka shpërndarë edhe foto të fëmijëve në rrjetet sociale, ku krahas tyre shkruan se fëmijët kanë nevojë për kujdes.
“Këta janë fëmijë nuk kanë prindër (për arsye të ndryshme) dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor do të mbeten nën kujdesin e stafit të spitalit”, ka thënë ai.
Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.

