Shqiptari gjen kuletën e aktores së famshme amerikane me 2 mijë dollarë brenda dhe ia kthen
Një shqiptar nga Kosova, që jeton në SHBA, ka bërë një gjest fisnik që ka impresionuar njerëzit.
Gazetari i CNN, Bill Weir, ka bërë me dije se shqiptari nga Kosova kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.
Ai, pasi që e ka parë letërnjoftimin, ka vendosur që t’ia kthejë kuletën dhe të hollat aktores amerikane.
“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
Ndërkohë në një bisedë që ka bërë me gazetarin, shqiptari ka kujtuar edhe këshillat e babait të tij.
“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu.
Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep.
“Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar në fund ai.
Sweet guy from Kosovo who works in my building noticed a wallet in the street the other night with $2,000 in it.
— Bill Weir (@BillWeirCNN) March 18, 2022
He checks the ID.
It’s Meryl Streep.
“My Dad always said if you find something not yours, it’s not yours.”
He refused a reward until Meryl insisted.
Good humans.

