Shkatërrohet fabrika e hekurit dhe çelikut pranë Mariupolit në Ukrainë

Një deputet ukrainas pretendon se një fabrikë hekuri dhe çeliku në Mariupol, është shkatërruar nga granatimet ruse.

“Një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike në Evropë u shkatërrua. Humbjet ekonomike për Ukrainën janë të mëdha. Mjedisi është i shkatërruar." tha Lesia Vasylenko.

Ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shihen shtëllunga të dendura tymi të zi që ngrihen nga fabrika.

Drejtori i përgjithshëm i fabrikës ‘Azovstal’ konfirmoi në rrjetet sociale se fabrika e hekurit dhe çelikut është dëmtuar por megjithatë nuk tha se sa ishte dëmi.