Zelensky ndalon aktivitetin e 11 partive politike pro ruse në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar kufizimet e vendosura në aktivitetet e 11 partive politike në vend, pasi akuzohen për lidhjet me Rusinë e cila prej 24 shkurtit ka pushtuar Ukrainës.

Në një video  që ka bërë publike në rrjetet sociale të Zelensky renditi disa nga partitë e ndaluara, duke përfshirë dhe “Platformën e Opozitës – Për Jetën”, një nga partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës.

Partitë e tjera të kufizuara përfshijnë “Bllokun e Opozitës”, “Partinë e Sheriatit”, “Jonwn”, “Opozitën e Majtë”, “Bashkimin e Forcave të Majta”, “Shtetin”, “Partinë Socialiste Progresive të Ukrainës”, “Partinë Socialiste të Ukrainës”, “Socialistët” dhe “Bllokun” e Vladimir Saldo.

Ministria e Drejtësisë e Ukrainës do të vendosë në zbatim menjëherë urdhrin e presidentit. Ky kufizim do të zgjasë deri sa ligji ushtarak të mbetet në fuqi.