Juve sfidon Interin, garë e fortë për kampionatin italian të futbollit
Inter nuk ka arritur as të shtunën që të ushtrojë presion për të marrë kreun e kampionatit të futbollit. Tashmë me barazimin një me një me Fiorentinën, ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi arrin vetëm 7 pikë në plot shtatë ndeshje.
Madje ekspertët shprehen se situata është edhe më e vështirë në ekip, pasi kanë qenë miqtë ata që kanë shënuar të parët në minutën e 50 duke vënë në vështirësi vendasit
Por fatmirësisht Inter ka reaguar brenda 5 minutash për të rrëmbyer barëzimin por asgjë më shumë.
Tashmë janë Milan, Napoli por edhe Juventus që po shfrytëzojnë situatën, kur në nëntë ndeshje janë regjistruar vetëm 2 fitore.
Për ekspertin është Inzagi por dhe këmbëngulja në skemën 3-5 -2 që po sjell një rënie dhe rrezikim për të qëndruar në krye të klasifikimit. Madje nga shkurti në mars ekipi ka lënë në rrugë 16 pikë nga 27 të mundshmet. dhe kur kanë mbetur dhe vetëm 8 javë gjendet 6 pikë larg vendit të parë
Dhe duke parë që dy kryesuesit, Napoli dhe Milan kanë shënuar vetëm fitore në ndeshjet e fundit sfida është edhe më e vështirë. Madje përballja me Juven javën e ardhshme duket se do të jetë edhe më vendimtare. Tashmë zonja e vjetër gjendet vetëm 4 pikë larg, dhe pas ndeshjes me salernitanën do të synojë së paku vendin e tretë.

