Lewandowski rikthen Bayernin te fitorja me “poker” ndaj Union Berlin (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 20:36
Një tjetër rezultat negativ do të ishte i tepërt për Bayern Munchen. Kampionët në fuqi të Gjermanisë vinin pas dy barazimeve dhe Dortmundi është kthyer tashmë në një kercënim ndaj dhe fitorja ishte detyrim.
Në “Allianz Arena”, bavarezët nuk zhgënjyen teksa dominuan 4-0 Union Berlin, një skuadër që këtë vit po tenton një vend në Europë.
Coman hapi serinë e golave në 15’ teksa i riu Nianzou në 25’ dyfishoi rezultatin. Pak pa mbaruar pjesa e parë Lewandowski shënoi golin e tretë dhe të parin personal teksa me të nisur pjesa e dytë vulosi dhe fitoren me golin e dytë personal.
Ky sukses e shtyn më tej drejt rrugës së titullit skuadrën e Nagelsmann që këto kohë ka patur kritika për rezultatet dhe lojën jo fort bindëse në disa paraqitje. /Ora News/.
