Shorti i Champions League, çerekfinale të zjarrta, Chelsea-Real dhe City-Atletico

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i çerekfinaleve të Champions League. 8 ekipet më të mira në Europë sipas verdiktit të fushës, do të përballen për të vijuar rrugën drejt finales së madhe.

Kujtojmë që finalja nuk do të jetë më në St. Petersburg por në Paris me vendim nga UEFA pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Gjithsesi, goglat vendosët përballje shumë të forta dhe që bien në sy e çfarë mund të thuhet për përballjen Chelsea-Real Madrid. Kampionët e Europës në fuqi, në vështirësi na problemet me Abramovich përballë Real Madrid, klubit me më shumë trofe në Champions.

Tjetër përballje interesante është edhe ajo mes Man. City dhe Atl. Madrid. Këta të fundit eliminuan Man. Unitet dhe tani do të ndeshen me ekipin tjetër të Manchesterit, djemtë e Guardiolës.

Më poshtë dhe çiftet e plota çerekfinaliste:

Chelsea-Real Madrid, Man. City-Atl. Madrid, Villarreal-Bayern Munchen, Benfica-Liverpool.

Ndërkohë që shorti përcaktoi edhe rrugën drejt gjysmëfinales duke përcaktuar përballjet e mundshme.

Do të jetë Mançester City/Atletiko Madrid –Chelsea/Real Madrid dhe Benfika/Liverpool – Villarreall/Bajern Mynih./Ora News/.