Talente nga Tottenham, Napoli. Ja lista e Shqipërisë U19 për dy miqësoret me Kosovën
Talentet shqiptarë në futboll po rriten kudo në Europë. Kjo e tregon edhe harta e gjerë se nga po vijnë në kombëtaret e moshave këta futbollistë të rinj ku vetëm me Shqipërinë U19 janë 14 prej tyre që luajnë me ekipe të njohura në Europë.
Pas grumbullimit tre ditor që pati përgjatë javës që lamë pas, rikthehet sërish në fushën e blertë ekipi kombëtar U-19, e kësaj radhe për dy miqësoret ndaj Kosovës U-19.Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të nisë nga kjo e hënë e 21 marsit grumbullimin, teksa tekniku kuqezi ka bërë publike ditën e sotme edhe listën me 22 lojtarët që janë ftuar për këto dy sfida.
Bëhet fjalë për futbollistë të vitlindjes 2004, ku shumica prej tyre janë pjesë e kampionatit të huaj, me 14 prej tyre që aktivizohen në Europë, në klube të tilla si Tottenham Hotspur, Watford FC, S.S.C. Napoli, Torino F.C., NK Maribor, U.C. Sampdoria, etj., ndërsa 8 nga lojtarët e grumbulluar aderojnë në kampionatin shqiptar.
Që nga janari, trajneri Armando Cungu ka pasur mundësinë të zhvillojë disa seleksionime dhe grumbullime me skuadrën që ai drejton, teksa së fundmi skuadra U-19 zhvilloi edhe një miqësore ndaj Dinamos U-21, ku barazoi me rezultatin e bardhë 0-0.
Më poshtë, edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Armando Cungu:

