Ekskluzive/Ora News zbulon emrat e rinj kuqezi, Elhan Kastrati dhe Kristian Asllani grumbullohen nga Reja

Ora News zbulon ekskluzivisht emrat e rinj kuqezi që do të jenë për dy ndeshjet miqësore të kombëtares sonë në muajin mars.

Lojtarët e rinj te grumbulluar nga Reja do të jenë Elhan Kastrati dhe Kristian Asllani.

Të dy lojtarët aktivzohennë kampionatin italian të futbollit.

Kastrati mbron portën e Citadelës, ndërkohë Asllani luan në Serinë A te Empoli dhe konsiderohet si një mesfushor me shumë të ardhme.

Për sa i përket ndeshjeve, kuqezinjtë do të luajnë në Spanjë dhe konkretisht në Barcelone më 26 mars  dhe pas 3 ditësh do të ketë edhe një test kundër Gjeorgjisë. 

Ndeshja është përcaktuar të luhet në Shqipëri, teksa mbetet ende për t’u vendosur stadiumi ku dy skuadrat do të zbresin në fushë.