Si të “çmendësh” serbët. Tifozi skocez u bën Shqiponjën në stadiumin e Beogradit
Ndeshja Crvena Zvezda-Rangers u shoqërua me incidente dhe probleme teksa huliganët serbë sulmuan tifozët skocezë një natë para ndeshjes në hotelin e tyre në Beograd.
Ngjarja u përcoll në media teksa edhe në stadium gjatë ndeshjes kishte incidente dhe provokime në stadiumin “Maracana” të Beogradit.
Tifozët miq ishin të rrethuar nga policia në stadium për të shmangur incidente të mëdha por një tifoz skocez zgjodhi një ide gjeniale për të provokuar serbët në pikën e tyre të dobët.
Siç shihet në foto, ai i provokon me Shqiponjën, duke lidhur duart si Shqiponjë, simbolin e njohur botërisht të shqiptarëve.

Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale teksa ka marrë dhe reagime të shumta, sigurisht mbështetëse nga shqiptarët dhe fyese nga serbët. Më poshtë edhe videoja kur skocezët shpërthejnë kur Kent barazon për Rangers në “Maracana”./Ora News/.
