Arsenali ringrihet. Mund Aston Villan dhe ruan vendin e katërt (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 15:30
Arsenali tejkalon humbjen që pësoi me Liverpool për të rinisur betejën drejt vendit të katërt në Premier League.
Topçinjtë tregojnë se këtë sezon nuk u mungon karakteri për të reaguar, ndryshe nga vitet e tjera dhe sot ata mundën një nga ekipet më në formë, Aston Villan e Gerrard.
Në transfertën shumë impenjuese, “topçinjtë” bënë më mirë se vendasit duke gjetur golin që në pjesën e parë me Saka në 30’ që rezultoi deçiziv në fund të 97’ minutave lojë.
Pjesa e dytë ishte shumë e bukur dhe emocionuese dhe që të dyja ekipet shpërdoruan pa fund ndërkohë që rezultati nuk ndryshoi. Me këtë sukses, Arsenali ruan pozitat në vendin e katërt dhe pret i qetë ndeshjet e rivalëve direkt për këtë pozicion, West Ham, Man. United dhe Tottenham./Ora News/.
