Sërish Osimhen, dopietë në përmbysjen e Napolit ndaj Udineses (Video)
Nëse Napoli është në lojë për titull, duhet thënë se është ende për meritë të Victor Osimhen. Bomber Nigerian që pas rikthimit nga dëmtimi është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm teksa për të dytën ndeshje me radhë realizon dopietë që kanë vlerën e më shumë se 3 pikëve.
Sot në “Maradona Stadium”, të kaltërit paten përballë Udinesen që i vuri jo pak në vështirësi vendasit teksa Deulofeu i ndëshkoi në minutën e 22’.
Në disavantazh, Napoli rikthehet në fushë më e vendosur në pjesën e dytë dhe të udhëhequr nga “Njeriu me maskë”, arritën ta përmbysnin situatën.
Fillimisht Osimhen shënoi në 52’dhe 9 minuta më pas i dha qetësinë skuadrës me golin e dytë personal. Në 83’, Mari la me 10 vetë Udinesen dhe sfida shkoi ashtu siç pritej në fund, me fitoren 2-1 të Napolit që për momentin arrin Milanin në krye të renditjes./Ora News/.
