Shtatë të vrarë e 5 të plagosur në një sulm me artileri pranë kryeqytetit ukrainas

Policia lokale në qytetin Makarviv pranë Kievit thotë se të paktën shtatë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi me artileri nga forcat ruse.

"Si rezultat i bombardimeve të armikut të Makariv, shtatë civilë u vranë," tha policia lokale në një deklaratë.

Rusia mohon të ketë shenjestruar civilët.