Forcat ruse zhveshin në rrugë burrat ukrainas, ja arsyeja
Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka thënë se forcat ruse po i detyrojnë burrat ukrainas t’i heqin bluzat e tyre për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste në trupat e tyre.
Sipas saj, kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit ndërsa ka publikuar dhe një foto në rrjetet sociale.
Qyteti i Mariupolit u bombardua nga forcat ruse në ditën kur filloi pushtimi, më 24 shkurt dhe që nga ajo ditë vazhdon të jetë i rrethuar.
#Russian occupants undress #Ukrainian men to check for nationalist tattoos on their bodies on the way out of besieged #Mariupol, #Ukraine#RussiaInvadedUkraine#StandWithUkraine#StopRussianAgression pic.twitter.com/ZVnIumSWbP
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 19, 2022
Ndërkohë më shumë se 3 milionë persona janë larguar nga Ukraina që prej fillimit të pushtimit.