Hapi zjarr pranë një shkolle fillore, burgoset i riu me bashkëpunëtorët e tij, dënohen me 17 vjet burg

Një person është burgosur në Mançester pasi ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pranë një shkolle fillore.

Mediat e huaja, kanë publikuar edhe momentin kur i riu, i cili ndodhet brenda një makine që hap zjarr afër një shkolle fillore.

Policia nisi një hetim pasi një kalimtar i pafajshëm raportoi se makina e tij ishte goditur nga një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit, që ndodhi në zonën e Harpurhey.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se personi që qëlloi me armë së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij që ndodheshin brenda makinës, u dënuan me 17 vjet burg.

Cowie, nga Ashton Road East, Oldham, u burgos për pesë vjet e shtatë muaj për komplot me qëllim për të shkaktuar frikë ose shkelje dhune.

Ryan mori një dënim prej gjashtë vitesh e gjysmë për posedim të një arme gjahu pa licencë dhe komplot me qëllim për të shkaktuar frikë ose shkelje dhune.

Urey, nga Greaves Road, Failsëorth, u dënuar me pesë vjet e katër muaj burg për komplot me qëllim për të shkaktuar frikë ose shkelje dhune.