Zjarr dhe shpërthime municionesh në Bestrovë të Vlorës, digjen ullishtet, banorët fajësojnë barinjtë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë këtë të shtunë në vendin e quajtur Qafa e Bestrovës në Vlorë, në një zonë me ullinj.

Rruga që lidh fshatin Bestrovë me fshatin Kërkovë është bllokuar si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë, disa automjete zjarrfikëse po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, pasi zjarri po favorizohet nga era e fortë.

Banorët e zonës fajësojnë barinjtë për flakët në ullishte dhe shprehen se e gjitha kjo bëhet për ripërtëritjen e kullotave.

"Ata i vendosin se nuk kanë ullinj dhe na dëmtojnë neve. Për vete nuk kanë".

Sipas tyre, autoritetet shtetërore nuk kanë marrë edhe pse zjarret janë të përvitshme.

"Ku do ankohesh. Ku ka shtet këtu? Edhe vjet kemi pasur probleme me zjarret, edhe sivjet, ka zjarre plot. I bëjnë për kullotë".

Rustem Ismaili, një banor i zonës thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderushëm.

"Ulliri aty nuk bëhet më për 20 vite, nuk bëhet më fare fare, u dogj iku ajo punë".

Ndërkohë, si pasojë e flakëve kanë shpërthyer edhe municione, të cilat dyshohet se kanë qenë në atë zonë që prej vitit 1997.

Zjarr dhe shpërthime municionesh në Bestrovë të Vlorës,