I rrahu para syve motrën, 52-vjeçari në Përmet dhunon kunatin

Dhunë në një familje në Përmet. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. M., 52 vjeç,  banues në fshatin Piskovë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin P. N., banues në fshatin Kosinë.

Ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. N.

Mësohet se në ato momente ka ndërhyrë vëllai i saj, shtetasi Ç. M, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit, shtetasit P. N., duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale "Dhuna në familje".

Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës për shtetasit e mitur D.B., A.B. dhe H.N, pasi në Urën e Kardhiqit, në Shkollën "Bilal Golemi", kanë dëmtuar një nga dritaret, disa dyer dhe kanë vjedhur materiale sportive.