"Bastardë, frikacakë", Huliganët serbë sulmojnë tifozët e Glasgow në hotelin e tyre. Shikoni videon

Një pritë e vërtetë ishte ajo në Beograd mbrëmjen e djeshme kur huliganë serbë sulmuan dhe dhunuan tifozët skocezë të Glasgow Rangers.

Sot do të luhet ndeshja e kthimit mes Crvena Zvezdas dhe Rangers për një vend në çerekfinalen e Europa League teksa mbrëmë u njollos dhe futbolli.

Siç shihet në pamje, tifozët serbë, të dhunshëm kishin zënë pritë për ata skocezë në dyert e hotelit ku ata po qëndronin para sfidës që do të luhet sonte.

Pasi i qëllojnë me sende, tifozët skocezë dalin për t'u mbrojtur dhe pérplasen keq me huliganët.

Vetëm sirenat e policisë bënë të largohen huliganët teksa e gjitha është xhiruar nga një tifoz skocez nga dritarja e dhomës ku qëndronte./Ora News/.