Zyrtarët: Rreth 90% e Mariupolit është shkatërruar nga bombardimet ruse

Autoritetet në qytetin lindor të rrethuar të Mariupolit kanë thënë se rreth 90% e ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse nga bombardimet e tyre të përditshme të qytetit.

Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po "shkatërrohet nga qielli" dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore për të vendosur një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.

Raporti vjen mes përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit të cilët po "luftojë" për të nxjerrë të mbijetuarit nga një sulm në teatër, ku rreth 1000 njerëz - kryesisht gra dhe fëmijë - ishin strehuar.

Përpjekja e shpëtimit po vazhdon mes bombardimeve të forta nga forcat ruse në periferi të qytetit, shkruan BBC.