Shkëlqeu ndaj Interit. Berisha sërish titullar, i merr vendin portierit serb

Nëse Torino mori një pikë por që mund të ishin edhe 3, ndaj Interit një fundjavë, meritën e madhe e ka Etrit Berisha.

Gardiani kuqezi i rikthyer titullar te Torino për shkak të mungesës së Saviç ndaj Interit, konfirmoi se ende mund të shkëlqejë në nivele të larta dhe ky është një lajm i mirë për Torinon e më së shumti edhe për Shqipërinë.

Trajneri kroat, Juriç nuk mund të mos e vinte re paraqitjen fantastike të gardianit kuqezi ndaj Interit dhe sot ai ka konfirmuar se Etrit Berisha do të jetë titullar edhe në ndeshjen me Genoan.

Kësaj radhe, ndryshe nga sfida me Interin, portieri tjetër serb, Milinkoviç-Saviç është i gatshëm por vendin si titullar do ta ketë Berisha sigurisht për meritat e tij në fushë. Nuk do të jetë çudi që portieri ynë të vijojë titullar deri në fund pasi ne e njohim se çfarë aftësish ka./Ora News/.