Mësymja e call centerave në Tiranë, edhe 40 të shoqërura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2022, 09:37
Dyzet punonjës Call Center janë shoqëruar në polici sot (17 mars 2022) një ditë pas procedimit penal ndaj nëntë administratorëve, të cilët akuzohen për mashtrim.
Administratorët duke shfrytëzuar punën e tyre si menaxherë në disa call center-a, mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.
Një ditë më parë u proceduan penalisht 9 persona për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".
Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Këtu LAJMET E FUNDIT
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
