Ristani: Largimi i Bashës dhe i Berishës nuk janë zgjidhje. Ja çfarë propozon për bashkimin e PD-së

Deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë dhe gjithashtu kanë kërkuar që zoti Berisha mos kandidojë për kryetarin e ri të partisë.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD -së, Arben Ristani në një intervistë në Ora News tha se

Ristani: Grupi i deputetëve që nuk i është bashkuar Foltores, pra nuk i është bashkuar Kuvendit të PD mund ta ndajmë në 3 kategori. Një kategori që nuk ka pasur guximin t'i bashkohet parimeve, por që ka qenë e heshtur dhe ka pritur të shohë se çfarë do ndodhë, një kategori që pret për të parë se ku i kanë më mirë interesat personale. Është dhe një kategori që janë realisht mbështetës të Bashës. Kategoria e parë dhe e tretë duken si pjesët më të sinqerta në pozicionin e tyre, kurse kjo pjesa e mesit që pret nga shkon interesi është më agresivja në këto momente. Vota e lirë është zgjidhja për të gjithë.

Por a është zgjidhja largimi i zotit Berisha?

Ristani: As largimi i Berishës, as largimi i Bashës nuk është zgjidhja. Zgjidhja është vota. Të votojnë demokratët, të zgjedhin o Bashës, o Berishën, kë të duan. Nuk mund ta diskutojmë parimin, s'ka pazar tjetër në këtë mes.