Arrestimi i Elsa Lilës, a e kërkojnë shqiptarët lekun e shpejtë? Qytetari: Ndonjëherë njeriu e blen vdekjen me para

Arrestimi i një ditë më parë i këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila në Itali, e dyshuar si pjesë e një grupi italo-shqiptar të trafikut të drogës bëri bujë të madhe.

Enki me rubrikën e saj Vox Pop në RTV Ora pyeti qytetarët sesi e pritën këtë lajm por edhe mbi faktin se a po rend gjithnjë e më shumë rinia shqiptare drejt lekut të shpejtë përmes punëve të paligjshme.

"Nuk habitem se këta këngëtarët si puna e Elsës kanë arritur maksimumin dhe duan diçka më lart, më lart qenka droga. Nuk është problem rroge por karakteri. Pse nuk i jep fëmijës së vet drogë ai që e shet? Nganjëherë njeriu e kërkon vdekjen me para."

"Besoj se vjen nga televizioni dhe filmat."

 "Ka bërë shumë gabim, ka pasur të ardhura, jetë, pse i duhet ajo? Pa djersë nuk bëhet asgjë, u duhet ngulitur në tru të rinjve që ta heqin nga mendja atë punë. Nuk vjen gjë nga qielli."

Këtu: LAJMET E FUNDIT

"Nuk na erdhi mirë kur e  dëgjuam, të bjerë në atë shkallë. Ajo nuk ka qenë në hall për para. Rinia është në hall se nuk ka punësim".