Këlliçi: Berisha nuk mund të bëjë më hapa pas, Basha i përket të shkuarës

Belind Këlliçi i ftuar në RTV Ora u shpreh se Berishës i kërkojnë që të bëjë një hap pas edhe pse e kanë përjashtuar nga të gjitha funksionet në parti.

Këlliçi tha se nuk e kishte menduar se ngjarjet do të rridhnin kaq shpejt pas 6 marsit dhe që deputetët do të kërkojnë largimin e Bashës.

Këlliçi: Berishës i kërkojnë që të bëjë një hap pas edhe pse e kanë përjashtuar nga të gjitha funksionet në parti. Ai ka marrë 31% elektorat. Kjo është një kërkesë absurde. Një minorancë tenton që t’i imponohet një shumice absolute sikurse është Komisioni i Rithemelimit të PD-së. Përgjigjen e kanë marrë në 11 dhjetor, në 18 dhjetor e në 6 mars. Tashmë do ta marrin sërish nga demokratët.

Nuk kam menduar se ngjarjet do të rridhnin kaq shpejt pas 6 marsit dhe që deputetët do të kërkojnë largimin e Bashës. Një pjesë e kryesisë dhe këshillit kombëtar kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë braktisur Bashës. I vlerësoj të gjithë ata që i kanë dhënë fund hipokrizisë së Bashës. Të gjithë gënjenin njëri-tjetrin, por kjo hipokrizi mori fund në 6 mars, pasi të gjithë kemi parë rezultatin. Basha tashmë është një realitet politik i së shkuarës. Ne nuk përjashtojmë njeri, por themi hajt futu në garë me votë.