Këlliçi: Nuk ka ardhur asnjë i mandatuar nga PPE për dialog mes palëve në PD, lajm i rremë

Belind Këlliçi i ftuar në RTV Ora i mohoi zërat se Partitë Popul;ore Evropiane kanë dërguar në Tiranë një person të deleguar për dialog mes palëve.

Këlliçi tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ai është një personalitet evropian që është në pension politik tashmë , por që ka ardhur i mandatuar vetëm nga Basha për dialog.

Këlliçi: Basha po gënjen deputetët sërish për të thënë se PPE kanë dërguar në Tiranë një person të deleguar nga ata që të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe Berisha të tërhiqet për të fituar më shumë kohë. Ky është një lajm i rremë. Po ka ardhur një personalitet evropian që është në pension politik, por që ka ardhur i mandatuar vetëm nga Basha, dhe nuk ka lidhje me PPE.

Kjo është një çështje e brendshme e PD-së, pasi ka një debat shterues se cila është shumica e vërtetë në PD tashmë. Ky debat ka marrë fund në 6 mars. Nga sondazhet e kësaj jave, Basha rezulton 3-4% nga 13% që rezultonte në 6 mars. Javën tjetër apo deri në fund të muajit do të jetë më pak se 1%.