Parashikimi i motit, rriten temperaturat por në verilindje priten reshje të pakëta dëbore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2022, 08:12
Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë.
Parashikohet që gjatë pasdites kushtet e motit të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të theksuara në verilindje të territorit të Shqipërisë duke sjellë reshje të pakta dëbore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

