Ju flet Moska - Oligarku që pagoi Malumën dhe e shoqëroi me Mercedesin e tij superluksoz

Oligarku që pagoi Malumën dhe e shoqëroi me Mercedesin e tij superluksoz ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Super makina luksoze e parkuar para bashkisë Tiranë është fotografuar edhe te koncerti i Malumës që e solli dhe e çoi atë.

Pyetja që bëhet është se cili është pronari i kësaj makine super luksoze? Makinë që mund të blihet vetëm nga njerëz shumë të pasur si sheikët e naftës ose oligarkët rusë.

Lali Eri  kur u shfaq fotoja para bashkisë reagoi me shumë nervozizëm. Madje kolegun Artan Hoxha e quajti si Tan Pasmaçiu. Këto i përdor lali Eri sot.

Rama e di shumë mirë se makina është e parkuar në atë zonë ku nuk lejohet qarkullimi në Tiranë, pranë bashkisë ku mund të futesh vetëm me leje të posaçme.

Makina është e dikujt që ka leje të posaçme që të rrijë. Kush ia ka dhënë këtë leje të posaçme këtë leje kësaj makine? Ky duhet të jetë një njeri me marrëdhënie të veçantë me lali Erin.

Kjo makinë shkon aty për t’i vënë gjoba lali Erit, me këtë makinë erdhi edhe Maluma. Me Malumën ishte edhe Ajola Xoxa, shoqëruesja e posaçme e Malumës.