Covid-19 në vend: 1 viktimë, 93 raste të reja dhe 42 pacientë të shtruar në spitale

Një viktimë dhe 93 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk ka mundur t'i mbijetojë Covid-19 një qytetar 79 vjeç nga Berat. 

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiran me 27 raste të reja 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.

Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Mars 2022)
Raste të reja ditore           93
Të shëruar në 24 orë        99
Të shtruar në spitale         42
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                   1107

Testime totale               1,762,808
Raste pozitive                   272,804
Raste të shëruara             268,662
Raste Aktive                        655
Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              246
Fier                  129
Kukës              58
Vlorë                57
Shkodër          54
Gjirokastër      31
Elbasan           25
Korçë               21
Lezhë              17
Berat                  6
Durrës                6
Dibër                  5