Momenti/ Video e shoqërimit të Elsa Lilës dhe të arrestuarve të tjerë në qeli

Mediat italiane kanë publikuar videon e arrestimeve të ndodhura sot në kuadër të shkatërrimit të një grupi prej 13 personash të akuzuar për trafik droge.

Mes të arestuarve është dhe këngëtarja Elsa Lila, 41 vjeçe. Policia e Romës konfirmon për RTV Ora e Ora News zyrtarizimin e urdhrit të arrestit me burg të këngëtares shqiptare. Emri i saj është përfshirë në dosjen mbi 200 faqe të Prokurorisë së Romës.

Në video duket moment kur policia shoqëron në makinë edhe tre gra, për ti dërguar në polici.

Mes tyre është dhe këngëtarja Lila shkruan media italiane.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, Elsa Lila, 40 vjeçe, dyshohet se mbante llogaritë e fitimeve të ardhura nga trafiku i drogës.

Mëngjesin e së mërkurës, policia e Romës dhe Viterbos ekzekutoi 9 nga 13 urdhra arrestet me kërkesë të Drejtorisë së Antimafies së kryeqytetit. 

Mediat italiane shkruajnë se të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë qenë edhe dy shqiptarët Petrit Bardhi, 39 vjeç, boksier, i njohur si ‘Titty’ dhe Arben Zogu i njohur si Riçardino, të cilët janë arrestuar në vitin 2015 si pjesë e grupit ‘Guarnera’.

Petrit Bardhi dhe Arben Zogu kanë qenë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera të cilët merreshin me trafikun e drogës.

Një tjetër shqiptar që mendohet se ka pasur një rol kryesor është shpallur në kërkim pasi nuk është gjendur në Itali dhe dyshohet se mund të jetë larguar. 

Sipas hetimeve ata siguronin drogën, e transportonin me makina në pronësi të personave të tretë dhe e fshinin në shtëpi, garazhe, apo bodrume.

Momenti/ Video e shoqërimit të Elsa Lilës dhe të arrestuarve

Momenti/ Video e shoqërimit të Elsa Lilës dhe të arrestuarve

Momenti/ Video e shoqërimit të Elsa Lilës dhe të arrestuarve

Momenti/ Video e shoqërimit të Elsa Lilës dhe të arrestuarve