Tomorri: Nafta në bursë ka rënë, Ky Bordi është për të mbrojtur, apo për të na sulmuar?

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar përmes një postimi në Facebook punën e bordit të karburanteve që rregullon çmimin.

Ai shkruan se “Brent” dje u mbyll me 97$/fuçi dhe në datë 23 Shkurt, një ditë para se Rusia të niste invazionin, “Brent” u mbyll me 96$/Fuçi dhe këtu ishte nafta 190 Lek/L.

Ai thekson se sot, bursa është pothuajse njëlloj, por në treg është 130 lekë më shumë nafta dhe 140 lekë më shumë benzina.

Tomorri shton se Bordi e vendos sot çmimin për 5 ditët e ardhshme, sikur do të ikë për fundjavë dhe hedh dyshime se ka mungesë transparence.

Tomorri: Tani ky Bordi është aty për të ulur çmimet, apo për t'i rritur? Se Brent dje u mbyll me 97$/fuçi. Në datë 23 Shkurt, një ditë para se Rusia të niste invazionin, Brent u mbyll me 96$/Fuçi dhe këtu ishte nafta 190 Lek/Ltr. Sot, bursa është pothuajse njëlloj, por në treg është 130 lekë më shumë nafta dhe 140 lekë më shumë benzina. Tani si i bie ky muhabet, ishim më mirë kur ishim keq? Dhe tjetra, ç'është ky çmim 5 ditor, 16-21 Mars, tani që jemi në kurbë rënëse? Se i bie që ne ta blejmë naftën me 2030 Lek, edhe kur çmimi të bjerë akoma në bursë, e të shkojë 90$?

Kjo është hile. Ça, do iki për weekend Bordi që e vendosën sot çmimin për 5 ditët e ardhshme? Tjetra, pse nuk e bën transparente Bordi, metodën që përdor për të dalë tek çmimi? Sa është marzhi i ngrirë që iu lejohet kompanive të ndërhyjnë (përfshirë fitimin)? Që ta shohim të gjithë, si doli ky çmim sot 203 Lek? Dhe pse 5 ditë? Apo ka ndonjë hall Bordi..? Pra si përfundim, ky Bordi është për të mbrojtur, apo për të na sulmuar?