Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Rusia duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Rusinë të pezullojë pushtimin e saj në Ukrainë, duke thënë se është "thellësisht e shqetësuar” për situatën e krijuar.
"Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që filloi më 24 shkurt në territorin e Ukrainës, në pritje të vendimit përfundimtar në këtë çështje" tha gjyqtari Joan Donoghue në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Gjykata është thellësisht e shqetësuar për përdorimin e forcës nga Federata Ruse, e cila ngre çështje shumë serioze në të drejtën ndërkombëtare," shtoi ai.
Kievi paraqiti një dosje në Gjykatë më 27 shkurt, duke thënë se Rusia e kishte justifikuar në mënyrë të paligjshme luftën e saj duke pretenduar gjenocid në rajonet Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës.
Ukraina i ka kërkuar gjykatës të marrë masa të përkohshme duke urdhëruar Rusinë të pezullojë pushtimin.

