Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale viziton Ukrainën, zhvillon takim virtual me Zelenskyn

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba gjatë një vizite në Ukrainë dhe ka zhvilluar takime virtuale me Presidentin Zelensky, tha zyra e tij.

"Isha i kënaqur të zhvilloja bisedime të rëndësishme me Presidentin gjatë kohës që isha në vend", tha Khan në mediet sociale.

"Ne ramë dakord që nevojiten përpjekje për të garantuar respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur popullsinë civile."

Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë ka nisur një hetim zyrtar mbi krimet e mundshme  kundër njerëzimit në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë, shkruan Al Jazeera.