Rusia përjashtohet nga Këshilli i Europës pas 26 vitesh, flamuri rus hiqet nga selia e Strasburgut (PAMJE)

Rusia është përjashtuar si anëtare e Këshillit të Evropës pas 26 vitesh, për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore, pas pushtimit në Ukrainë.

Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg, tha përmes një deklarate se ka miratuar në mënyrë unanime mocionin “që thotë se Federata Ruse më nuk mund të jetë anëtare e kësaj organizate"

Kjo është hera e parë që një vend anëtar përjashtohet nga ky Këshill.  

Pas përjashtimit edhe flamuri rus është hequr nga selia e Strasburgut.

Ky vendim vjen në ditë pasi Rusia kishte njoftuar se po tërhiqet nga këshilli, që do të thotë se nuk do të jetë më nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qytetarët e saj nuk do të mund të paraqesin më kërkesa në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Këshilli i Evropës e kishte pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric, e ka përshkruar sulmin ndaj Ukrainës si “shkelje flagrante” të statusit të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, institucion të cilin Këshilli e mbikëqyrë.

Rusia përjashtohet nga Këshilli i Europës pas 26 vitesh, flamuri