Papa Françesku lutet të ndalë luftën e Putinit: Zot, ndale dorën e Kainit!
Papa Françesku nga Vatikani i është lutur Zotit që të ndalë Presidentin rus Putin, të cilin e krahasoi me një personazh nga bibla i cili vret të vëllanë nga zilia.
'Na fal për luftën Zot. Zoti Jezus Krisht, Bir i Zotit, të përgjërohemi, ndale dorën e Kainit, na ndriço ndërgjegjen, mos bëj vullnetin tonë, mos na braktis në veprimet tona. Na ndalo Zot, na ndalo!"
Ati i Shenjtë kërkoi mëshirë për vuajtjet e ukrainasve në qytetet ku ata ndodhen.
Zoti Jezus, lindur nën bombat në Kiev, ki mëshirë për ne!"
Zoti Jezus, i cili vdiq në krahët e nënës së tij në një bunker në Karkiv, ki mëshirë për ne!
Në fund, Papa kërkoi falje për ushtarët ukrainas dhe ata rusë të cilët po ngrenë armët kundër njëri-tjetrit.
"Na fal nëse duart që ti krijove për të mbrojtur janë kthyer në instrumente të vdekjes. Na fal Zot nëse vazhdojmë të vrasim vëllezërit tanë"
