Putin: Nuk do të kemi nevojë të shtypim para për të përballuar sanksionet

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Perëndimi nuk do të ketë sukses në atë që ai e quajti përpjekjen e tij për të arritur dominimin global dhe për të copëtuar Rusinë, raporton Reuters.

Putin ka folur në një takim me qeverinë në televizion këtë mëngjes, duke thënë se nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, atëherë ata nuk e kuptojnë Rusinë.

Ai foli gjithashtu për sanksionet e krijuara për të goditur ekonominë e Rusisë, por tha se banka qendrore nuk ka nevojë të printojë para dhe vendi ka burime të mjaftueshme financiare.

“Ekonomia dhe biznesi ynë i kanë të gjitha burimet e nevojshme për të përmbushur të gjitha objektivat e vendosura, sfidat vetëm duhet të na mobilizojnë”, tha ai.