Rusia granaton ndërtesën 12 katëshe në Kiev, 2 të vdekur
Një ndërtesë banimi 12-katëshe është goditur nga forcat ruse mëngjesin e së mërkurës, granatimet pasuan disa shpërthime të tjera gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas shërbimit të urgjencës së Kievit, si pasojë e sulmit ndaj pallatit rreth orës 07:45, janë lënduar dy persona dhe 35 të tjerë janë evakuuar ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Banorët në të gjithë qytetin qëndrojnë të strukur nëpër bunkerë apo strehime nëntokësore, si edhe në shtëpitë e tyre, pasi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko shpalli të martën një shtetrrethim 36 orësh.
Ndërkohë të mërkurën mbushen 3 javë që nga fillimi i luftës. Përveç incidentit të pallatit 12 katësh, forcat ruse nuk kanë bërë shumë përparim në kryeqytet.
Rusia po vijon të luftojë fuqimisht në qytetin port të Mariupollit.
Forcat ruse kanë ardhur nga perëndimi dhe lindja.
Ndërkohë në Karkiv raportohet se forcave ruse u kanë mbaruar municionet ndërsa po tentonin rrethimin e plotë të qytetit.
Rusia mori nën kontroll rajonin e Kersonit këtë javë, por megjithatë nuk ka bërë përparim në dy qytetet kryesore të rajonit.