Tërmet i fortë i shkallës 7.3 goditet brigjet e Japonisë, paralajmërohet për cunam

Një paralajmërim për cunami u lëshua nga zyrtarët japonezë të mërkurën pas një tërmeti me magnitudë 7.3 që goditi brigjet e prefekturës Fukushima.

Po në të njëjtën zonë një tërmet në vitin 2011 shkaktoi një katastrofë në një termocentral bërthamor.

Thellësia paraprake e epiqendrës së tërmetit është 60 kilometra (37 milje).

Paralajmërohet për lartësitë e cunamit që arrijnë deri në 1 metër mbi nivelet normale të baticës, me valët fillestare që arrijnë në breg rreth mesnatës me orën lokale (11:00 ET).

Sipas Qendrës së Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit në SHBA, për momentin nuk pritet një cunami në të gjithë pellgun e Paqësorit.