Biden quan Kamala Harris, "Zonja e parë". Salla shpërthen në të qeshura nga gafa e presidentit. Video
Nga Amado Çela Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 13:42
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden bëri një gafë të radhës ndërsa iu referua zëvendëspresidentes Kamala Harris si Zonja e Parë.
"Ka pasur një ndryshim të vogël në marrëveshjen se kush do të jetë në skenë për shkak se bashkëshorti i zonjës së parë u infektua me Covid-19'
Më pas dikush në anë të presidentit e korrigjoi Bidenin duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili e kuptoi që u shpreh gabim u përpoq që ta ndreqte.
Situata shkaktoi të qeshura.
Bashkëshorti i zëvendëspresidentes Kamala Harris, Daug Emhof njoftoi në rrjetin e tij social Twitter se ishte infektuar nga Covid-19 të martën.