Itali: Djali vret prindërit, del xhiro me makinë para se të dorëzohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 12:06
Një burrë dhe një grua 60 vjeçe janë vrarë nga djali i tyre, 25 vjeç dyshon policia italiane.
Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në banesën e tyre në Chiampo të Italisë.
Pasi kreu krimin me një armë të cilën e dispononte pa leje, djali ka dalë nga shtëpia hipi në makinë dhe pasi bëri disa orë shëtitje u vetëdorëzua në policinë e Vicencës.
Shkaqet ekonomike dyshohet se janë pas këtij krimi të rëndë. Ditët e fundit ata kishin pasur konflikte për shkak se djali kërkonte të ardhura nga prindërit e tyre.