Aleatët e NATO-s marrin vendimin për të mos krijuar zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë
Vendet e NATO-s janë të bashkuara në qëndrimin e aleancës se nuk do të krijohet një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë pavarësisht thirrjeve të përsëritura të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Nuk do të ketë dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë, tha të mërkurën shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ministrat diskutuan këtë çështje në një takim të ministrave të jashtëm të martën, tha sekretari i përgjithshëm, duke shtuar se aleanca është e vendosur të mos përshkallëzojë luftën me Rusinë.
“Ne shohim shkatërrim, shohim vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më keq nëse NATO ndërmerr veprime që në fakt e kthejnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, tha ai.
Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t'i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

