Prindërit lënë foshnjat e porsalindur në spitale, detyrohen të largohen nga Ukraina për shkak të pushtimit rus
Prindërit janë detyruar të lënë foshnjat e sapolindur në spitale, pasi po detyrohen të largohen nga vendi duke qenë se forcat ruse po bombardojnë Ukrainën.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se deri më tani si pasojë e luftës, 103 fëmijë kanë mbetur të vrarë.
Mijëra ukrainas të tmerruar po vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre pothuajse tre javë pas fillimit të pushtimit të Rusisë.
Mariupol është granatuar vazhdimisht, duke detyruar rreth 20,000 ukrainas të largohen nga qyteti. Ndërkohë së fundmi mediat kanë publikuar një foto nga spitali ku shihet se foshnjat janë lënë në spitale, pasi prindërit janë detyruar të largohen.
Spitalet në Mariupol vazhdojnë të vuajnë nga sulmet e pamëshirshme nga forcat ruse, ndërsa me ushtarët e Putinit thuhet se kanë marrë peng qindra stafin dhe disa pacientë.
Sergei Orlov tha se rreth 400 njerëz tani po ndalohen të largohen nga Spitali Rajonal i Kujdesit Intensiv të Mariupolit.

