Putin është ende i hapur për të folur me Biden, pavarësisht sanksioneve, thotë Kremlini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 13:09
Nga fillimi i luftës në Ukrainë Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden, por kontaktet mes dy liderëve mund të rifillojnë nëse është e nevojshme, tha Kremlini sot, 16 mars 2022.
"Nëse është e nevojshme, kontaktet [midis Bidenit dhe Putinit] mund të rifillojnë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në konferencën e tij të rregullt.
“Vendosja e sanksioneve ndaj [zyrtarëve të lartë amerikanë] nuk do të thotë ndërprerje e kontakteve,” shtoi Peskov.
Të martën, Rusia vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Ky veprim ishte në përgjigje të sanksioneve nga SHBA.
