Duket e pamundur! Zbulohet numri i personave që ishin në koncertin e Maluma-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 16:45
Pas dy vitesh pritje të hënën e 14 marsit, Maluma mbajti në Tiranë koncertin e tij në rrjedhën e turit europian, ndërsa në sheshin “Nënë Tereza” kishte shumë të pranishëm.
Por a jeni kuriozë të dini numrin e saktë të pjesëmarrësve në koncertin e yllit kolumbian? 12 mijë! Po, e lexuat mirë, në shesh për të dëgjuar performancën e Malumës për rreth 90 minuta ishin 12.000 persona dhe këtë e ka bërë të ditur menaxheri i këngëtarit.
Në rrjetet sociale, Miguel Lua ka shkruar:
“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë…më shumë se 12,000 fansa prezentë në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për koncertin e parë të Malumas në Shqipëri.”
View this post on Instagram



