Ekskluzive/ Ofendime dhe racizëm? Melik Balikçi ka dy fjalë për Endri Miskun dhe Fiorin

Melik Balikçi, tashmë një ish-konkurrent i Për’puthen tregoi në emision dhe debatet që merrte pjesë se nuk pranonte kurrsesi të prekej karakteri i tij.

Shpesh këto debate janë shoqëruar edhe me ofendime e deri në rracizëm. Të tilla kanë qenë dy raste, një me Endri Miskun dhe tjetra me Fiorin.

Në një intervistë ekskluzive për D-Night Meliku ka një përgjigje për të dy.

Dajana: Melik shpesh herë ke qenë pjesë e debateve brenda në studio dhe kujtojmë këtu sherrin me Endri Miskun. Sherri filloi me shprehjen “Stërvit trurin para trupit” deri në ofendime banale. Çfarë mendimi ke me të pas këtij debate?

Meliku: Nuk është se kam patur një sherr apo diçka dhe kur ai erdhi në fillim isha i pari që jam afruar me të duke i thënë të qetësohet e të mundohet të fokusohet në emision. Por, Endri i merrte gjërat shumë përzëmër aty brenda.
Pastaj ishin ato shprehjet jo jam i bukur, jo kam muskuj fillonte dmth e kam inteligjencën 100% dhe shakatë që bënim ne i merrte shumë përzëmër.
Ndoshta nuk ishte me realitetin e Shqipërisë se ka jetuar jashtë shtetit. Ai aty e ekzagjeroi shumë temën duke thënë se IQ e kam 25 cm dhe aty përdori një shprehje ku isha gati të bëja sherr me të dhe më pas u pezulluam të dy.

Dajana: Ndërkohë ke patur edhe një sherr me Firoin ku preket një temë si rracizmi. Çfarë ke për t’i thënë Fiorit në këto momente?

Meliku: Ajo donte të mbronte gjithmonë veten e saj duke thënë se Meliku më ka sharë nga familja dhe unë aspak nga familja nuk e kam prekur. Por dua të them si nga rracizmi që ka treguar duke përdorur atë shprehjen “gabel” apo shko martohu me një “gabele” dua t’i them që kurrë mos iu bëj njerëzve rracizëm sepse bota është me rrota dhe do të vijë një ditë e do pësosh keq.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë