Ekskluzive/ Të shtirur dhe jo të vërtetë si në jetën reale? Melik Balikçi rrëfen eksperiencën me konkurrentët e Për’puthen
Melik Balikçi një djalë shumë i drejtpërdrejtë, por paksa impulsiv në rastet kur cënohet karakteri i tij.
Një mjek në profesion që e kërkoi dashurinë në një program televiziv, por si duket nuk ishte fati i tij.
Rrëmbeu simpatinë e publikut, por me vajzat e programit gjërat nuk shkuan sipas planifikimeve.
Dajana: A ia vlejti pjesëmarrja në Për’puthen Melik? Je penduar për diçka?
Meliku: Që mora pjesë në emision nuk u pendova aspak. Ishte dëshira ime që të hyja në emision dhe ishte një eksperiencë për mua.
Dajana: Të ngjiti me ndonjë nga vajzat aty?
Meliku: Më ngjiti, por pastaj gjërat nuk shkuan mirë dhe tërhoqa deklaratën e u largova
Dajana: Pse të kërkosh dashurinë në një program televiziv kur mund t’a gjesh atë jashtë saj?
Meliku: Mbase para kamerave do të dukej pak më ndryshe, edhe veten dhe personin do t’a njihja, por që gjërat mu dukën pak më ndryshe brenda në emision nga konkurrentët më saktë se nga produksioni asgjë të keqe nuk kam parë, por te konkurrentët kam parë shumë gjëra. Ata nuk janë të vërtetë aty siç janë edhe jashtë dhe disa prej konkurentëve shtiren.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë
