Djemtë blogerë rrëfejnë eksperiencën e tyre online
Shpeshherë jemi mësuar që të shikojmë shumë vajza influencer, por këtë herë në studion e “Jeto me Orën” ishin 2 djem blogerë, Jozef Uldedaj dhe Elvis Bytyqi. Djemtë e ftuar në emision u shprehën se koha që i bëri ata të angazhoheshin më shumë në rrjetet e tyre sociale ishte ajo e pandemisë.
Zamafilla e videove frymëzuese për Jozefin ka qenë TikToku pasi aty gjeti të gjithë bashkëmoshatarët e tij që e ndjekin. Videot e tij të preferuara janë ato me tematikë imitimin e personazheve të ndryshme. Ai imiton më së shumti edhe personazhet e “Përputhen”.
Bombardimet e forcave ruse i afrohen qendrës së Kievit
15 Mars, 19:49
Edhe për Elvisin Tik-Toku ka qenë zanafilla e videove që ai publikon në rrjetet e tij sociale. Komentet përgjithësisht kanë qenë pozitive. Pothuajse në të gjitha videot e tij ka mijëra klikime në rrjetet e tij sociale. Edhe pse Jozefi është student i Gazetarisë ai arrin ti menaxhojë të dyja bashkë duke qenë kështu në bloger shumë i suksesshëm.
Elvisi u shpreh se “Ai që më ndihmon më shumë në realizimin e videove të mia është babai im” Frymëzimi më i madh për të dy djemtë është bloger i njohur Edi Peja. Elvisi përveç se në rrjetet e tij sociale së fundmi ka filluar të publikojë video dhe në kanalin e tij në YouTube.

