Kompleks të thënurit djali i Yllka Mujos? Zaharia: Kënaqësi, por u bënë 20 vite në art dhe e di sa më vlen lëkura
Amos Zaharia është një djalë shumë i talentuar, i cili mund të realizojë karaktere nga më të ndryshmet, mjafton që ti t’ia propozosh.
Një artist që nuk ndalon asnjëherë së kërkuari më të mirën për veten e tij dhe deri tani ka korrur suksese pa fund. Të gjithë e dimë se ai rrjedh nga një familje artitësh, por kjo gjë a e ka penguar apo priviligjuar?
Dajana: Është kompleks të thënurit djali i Yllka Mujos apo është një vlerë e shtuar për ty? Gjithmonë në rastin kur ti po bën të njejtin profesion si mami
Amos: Patjetër që nga jashtë, mbase shumë njerëz mendojnë që është kompleks, por për mua është kënaqësi e veçantë të jesh djali i jo vetëm një aktoreje të mrekullueshme, por edhe i një nëne të mrekullueshme dhe kjo është ajo gjëja që për mua ka shumë rëndësi.
Me kalimin e viteve nëse ti je i suksesshëm në këtë profesion, të jesh e bindur që njerëzit do të të thërrasin me emrin që ke dhe jo me emrin e njerëzve që të kanë sjellë në jetë. Kështuqë unë për këtë gjë ndihem i qetë sepse u bënë 20 vite që e bëj këtë profesion dhe e di sesa më vlen lëkura.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë
